Tuesday, 25 June, 2019

Author Archives: Valmir Sadiku

Programi i parafillorëve na solli emocion të gjithëve!

1

E gjitha ishte realizuar nga vetë fëmijët e grupit parafillor në mbështetje te edukatoreve, dhe na shpalosën se sa shumë kishin mësuar. Një ndërlidhje mes fushave; nga arti në shkencë, matematikë e komunikim. Ishte kënaqësi e papërshkruar ta shohësh lirshmërinë e tyre në skenë dhe origjinalitetin. Urojmë që të gjitha këto kujtime, vlera e mësime të qëndrojnë me ta edhe ... Read More »

SËRISH NË PANAIRIN E LIBRIT

P2

Qershori erdhi jo vetëm me qershitë, por edhe me panairin e librit. Sot nxënësit e klasave të 7-ta dhe të 8-ta ishin vizitorë në Panairin e 21-të të librit në ambientet e Pallatit të Rinisë. Aty patën  rastin të përzgjedhin tituj librash të rinj e të vjetër, tituj të autorëve klasikë, por edhe të atyre që tashmë janë bestseller në ... Read More »

FIZIKA DHE SPORTI, JA SE SI MUND TË NDËRLIDHEN

R2

“Fizika dhe sporti” ishte tema e radhës e prezantuar nga mësimdhënësi i Fizikës, z. Lulzim Thaqi në takimin e radhës së Departamentit të Shkencave të Natyrës. Ky prezantim pati për qëllim të vë në pah lidhshmërinë e këtyre dy fushave, duke u ndërlidhur me situata jetësore. Z. Thaqi solli shembuj konkretë të punës së tij si mësimdhënës, duke zbërthyer gjithashtu ... Read More »

Vizitë në objekte kulturore artistike në Tiranë

27

Nxënësit e pasionuar pas artit zhvilluan një vizitë mësimore në objektet kulturore artistike të qytetit të Tiranës, ku vizituan Galerinë Kombëtare, Muzeun Kombëtar dhe kalanë e Tiranës të shoqëruar nga mësimdhënëset Mirlinda Ramadani (Art figurative), Alketa Hasani (Histori), Zymryte Avdiu (Gjeografi) dhe Nora Konjuhi (Psikologe). Read More »

‘’Classtime’’ në Matematikë

8

Një testim pak më ndryshe në orën e Matematikës, testimi i nxënësve po bëhet përmes platformës ‘’Classtime’’. Shumëllojshmëria e pyetjeve dhe rezultatet në kohë reale po e bëjnë testimin më atraktiv dhe më të lehtë për nxënësit.   Read More »

FESTA E ABETARES

07

Ishte ditë e bukur shtatori kur filluam një rrugëtim të bukur. Ditët me diell të shtatorit nuk ngrohnin zemrat tona mjaftueshëm sa emocionet e fillimit të ri. Disa qanim e disa qeshnim e kjo si duket do të mbetet në mendjen tonë si mozaiku më i bukur i udhëtimit shkollor. E çuditshme, apo jo?! Kush do ta mendonte që na ... Read More »

Njoftim

Njoftim

Të nderuar Prindër e të dashur Nxënës,   Ju informojmë që nuk do të mbahet mësim të hënën, më 3 qershor për nder të Ditës së Shkollës, dhe po ashtu të martën, më 4 qershor për nder të Fitër Bajramit.   Ju urojmë të gjithëve kremtim të këndshëm pranë familjeve të juaja!   Drejtoria e shkollës Read More »

Orientimi përmes Microbitit

5

MicroOrient ishte aplikacioni të cilin nxënësit e klubit M3 Coders e programuan dhe e testuan përmes Microbitit. Qëllimi i këtij projekti është orientimi përmes busullës e cila gjendet në Microbit. Read More »

Komunikimi përmes kodit të Morsit

6

Kodi i Morsit ishte projekti të cilin nxënësit e klubit M3 Coders e programuan dhe e testuan përmes Microbitit. Qëllimi i këtij projekti është komunikimi përmes kodit të Morsit duke dërguar dhe pranuar sinjale prej një mikrobiti në mikrobitin tjetër. Read More »